Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Brendshëm të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.
Sipas komunikatës për media nga kryeministria, gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.
“Duke e njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetësisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e Jordanisë”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, ministri i brendshëm jordanez, Salameh Hammad, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.
Ministri Hammad, po ashtu, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Jordanisë për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...
Greqia dhe Turqia shqyrtojnë mundësinë e fillimit të bisedim...
Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës: Shqipëria dyfis...