“Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe nuk do të kërkojë falje për sulmin e Japonisë gjatë vizitës së tij në bazën detare të SHBA-ve, në Pearl Harbor,” tha zëdhënësi i qeverisë japoneze.
Kryetari i kabinetit qeveritar në Japoni ka bërë të ditur se ‘qëllimi i vizitës është për t’i nderuar viktimat e luftës dhe jo të kërkojë falje’, shkruan JT, transmeton arbresh.info.
Shinzo Abe do të jetë udhëheqësi i parë japonez që viziton Pearl Harbor. Njoftimi i papritur erdhi dy ditë para 75-vjetorit të sulmit dhe gjashtë muaj pasi Obama nderoi viktimat e bombardimve atomike në Hiroshima.
“Ne kurrë nuk duhet të përsërisim tragjedinë e luftës,” tha Abe. “Do të doja që ta përcillja këtë mesazh dhe në të njejtën kohë do të doja të dërgoja mesazh të pajtimit mes Japonisë dhe SHBA-ve.”
Profesori i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Tokios, vizitën e Abe në Pearl Harbor e ka cilësuar ‘si dhënie e dritës jeshile për Trump’, pavarësisht pasigurisë rreth marrëdhënieve dypalëshe nën administratën e tij. /Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?