Google ADS

Shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni nuk marrin kujdes adekuat

15:37 | 6 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Rreth 350 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni dhe sipas një studimi të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ata nuk marrin trajtim adekuat.

Hulumtimi i cili mbuloi 50 mijë persona nga 21 vende të botës, ka gjetur se edhe në vendet e pasura me shërbimet relativisht të mira shëndetësore, nuk marrin trajtim adekuat mbi sëmundjen e depresionit, transmeton arbresh.info.

Sipas studimit në vendet e varfëra situata është edhe më keq, ku vetëm një në 27 persona të sëmurë me depresion marrin trajtim minimal.

“Pjesa më e madhe që marrin trajtim ofrohet për njerëzit që kalojën fazën e depresionit në afat të shkurtë,” tha Graham Thornicroft, profesor në Kolegjin Mbretëror të Londrës i cili udhëhoqi studimin.

Ai u ka bërë thirrje organzitave kombëtare dhe ndërkombëtare për të rritur burimet dhe shkallën e ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor.

OBSH ka vlerësuar se 350 milionë njerëz në mbarë botën të të gjitha moshave vuajnë nga depresioni.

Studimi i publikuar në ‘British Journal of Psychiatry’ ka analizuar të dhënat e 21 vendeve, duke përfshirë, Brazilin, Bullgarinë, Kolumbinë, Irakun, Meksikë, Kinë, Nigeri, Argjentinë, Francë, Gjermani, Izrael, Japoni, Portugali, Spanjë dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Hulumtuesit kanë përcaktuar se të sëmurëve me depresion u duhet trajtim adekuat, më shumë vizita te mjeku ose psikoterapisti dhe se u duhet dhënë këshilla fetare ose shpirtërore. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme