Shërbimi i 4G-së në Kosovë nuk mund të ofrohet nga asnjë operator mobil. Reklamat e proklamuara të operatorit Ipko nuk po përputhen me gjendjen faktike në terren.
Për këtë shërbim të shpejtë të internetit 4G duhet të ketë brez të ri frekuencor e që Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) nuk e ka dhënë ende në shfrytëzim. ARKEP thotë se së pari do të ketë ankand apo tenderë për ketë.
ARKEP, ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ndihmë lidhur me çmimin për brezin e ri frekuencor . MZHE ka kalkuluar një çmim që i bie të jetë mbi 16 milion euro, e jo 75 milion siç e ka kalkuluar ARKEP-i, për ta lëshuar këtë brez frekuencor .
Ipko është duke e reklamuar në vazhdimësi ketë shërbim dhe i ka sugjeruar klientët që ti ndërrojnë kartelat e telefonit për 4G. Madje me këtë “risi” doli në ditën e njëjtë kur Vala mbajti një konferencë shtypi rreth fillimit të 3G-së.
Në përgjigjen elektronike kryetari i ARKEP-it, Ekrem Hoxha, ka thënë për KosovaPress se pas një procesi të gjatë të analizave dhe vlerësimeve nga grupi i ekspertëve, ka analizuar nevojat për resurse shtesë spektrale nga ana e operatorëve për ofrimin e shërbimeve mobile brezëgjëra, si dhe ka përmbyllur procesin e vlerësimit dhe plotësimit e ndryshmit të licencave të operatorëve të shërbimeve mobile.
Hoxha ka treguar se me natyrë dhe karakter rregullator, e ka miratuar liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mobile “brez-gjëra” përmes lejimit të përdorimit të teknologjive të reja që mundësojnë shërbimet e avancuara mobile “brez-gjëra”, të njohura nga publiku si shërbimet e gjeneratave të reja të komunikimeve mobile, 3G dhe 4G.
“Kuptohet, se vlera ekonomike e brezit frekuencor që do paraqiten dhe sipas procedurave të parapara me Ligj (Ankand ose Tender) dhe të njëjtat do bëhen publike nga Autoriteti me rastin e inicimit formal dhe publikimit të kritereve dhe kushteve për pjesëmarrje gjatë procesit për dhënien dhe caktimin e resurseve frekuencore dhe në këtë fazë nuk mund të bëhen publike”, ka thënë Hoxha përmes KosovaPress-it.
Në ndërkohë, Agim Kukaj, drejtor i Departamentit të Telekomunikimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë për KosovaPress se për mungesën e brezit 2100, operatori Vala ka adresuar disa probleme për ofrimin e këtyre shërbimeve.
“Vala ka adresuar problemet për ofrimin e shërbimeve. Operatori publik PTK në kuadër të cilit operon edhe Vala ka kërkuar prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ti adresoj disa probleme të tyre për ofrimin e shërbimeve më të avancuara të bazuara në teknologjinë 3 dhe 4G… Shërbimet do të ofrohen në mënyrë të kënaqshme për qytetarët dhe shfrytëzuesit e tyre nëse do të ketë më tepër brez frekuencor”, ka thënë Kukaj.
Kukaj ka thënë se ARKEP-i i është përgjigjur këtij institucioni. MZHE e ka shqyrtuar kërkesën e ARKEP-it dhe MZHE, ka konsideruar në atë kohë se nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e brezit për shkak se referencat çmimore të cilat i ka rekomanduar ARKEP-i kanë marrë si referencë çmimin e 75 milionëve që i ka paguar Ipko në vitin 2007/2008. Ky çmim për ministrinë ka qenë tepër i lartë.
“Edhe 16 milion euro është çmim i lartë. Ndoshta do të jetë më i lartë nëse del në treg mirëpo ne e kemi konsideruar si vendim administrativ që është ndoshta tepër i ngutshëm që ta merr Qeveria. ARKEP është rregullator nacional për sektorin e komunikimeve elektronike, që të ju ndaj një brez frekuencor të caktuar, në mënyrë që ti përmirësojnë shërbimet e veta e posaçërisht shërbimet që kanë të bëjnë me 4G, të cilën pritet që Vala ta lansojë së shpejti”, tha Kukaj.
Ai po ashtu ka thënë se çmimi duhet të përcaktohet me ankand ose nëpërmjet tenderit, ndërsa çmimin i brezit frekuencor ta përcaktoj tregu i lirë.
Edhe pse nuk ka brez frekuencor për 4G, Alban Kastrati, zyrtarë për informim në Ipko, ka thënë për KosovaPress se Ipko ofron shërbimet e saj të telefonisë edhe për rrjetet 3G dhe 4G, në brezin 900 dhe 1800 MGHz. Gjithsesi, sipas tij, ky është kapacitet i limituar për ta ofruar mundësin e plotë që ka teknologjia në rrjetin 4G, me brezin që u ofrohet.
“Gjithsesi që jemi të interesuar që ta kemi edhe brezin 2100 MGHZ që shërbimet tona të jenë të plota dhe shpejtësia e internetit të jetë në kapacitetin e saj të plotë dhe kemi bërë kërkesë në ARKEP. Ai po ashtu thotë se Ipko 4G ofrohet vetëm në disa zona të caktuara të Prishtinës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”, ka thënë Kastrati.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...