Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës është nominuar për çmimin “Muzeu më i mirë i vitit në Evropë”.
Ai vlerësohet për faktin se u jep vizitorëve një atmosferë unike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” i përuruar në maj të këtij viti përmbledh foto që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989 dhe ka një arkivë prej 500 mijë fotografish.
Ceremonia e ndarjes se çmimeve “Muzeu më i mirë i vitit në Evropë”, ku mes të nominuarëve është edhe “Marubi” do të zhvillohet në Zagreb në datat 3 deri në 6 maj 2017.
Fototeka “Marubi” është një investim i Qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz