Google ADS

Bizneset serbe, jashtë kontrollit të shtetit

13:43 | 5 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka futur nën kontroll pothuajse tërë bizneset e vendit por jo edhe ato që ndodhen në komunat me shumicë serbe.

Vite më parë, Qeveria e Kosovës filloi të implementoj procesin e fiskalizimit të bizneseve në mbarë vendin e duke e shtrirë kështu edhe kontrollin fiskal, shkruan portali Arbresh.info.

Deri më tani, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të fiskalizoj mbi 25 mijë biznesese duke instaluar kështu rreth 33 mijë pajisje elektronike fiskale.

Mirëpo në komunat ku pjesa dërmuese e banorëve janë serb, numri i bizneseve të fiskalizuara vazhdon të mbetet minimal.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa ka thënë për “Arbresh.info” se janë 277 biznese që kanë instaluar arkat fiskal nëpër enklava nga 2957 sa ekzistojnë.

Sipas saj, nga numri i përgjithshëm i këtyre bizneseve, një pjesë e tyre nuk janë të obliguara që ligjërisht t’i nënshtrohen procesit të fiskalizimit.

“Numri i përgjithshëm i bizneseve të fiskalizuara në komunat me shumicë serbe është 277, si dhe janë të instaluara rreth 308 Pajisje Elektronike Fiskale. Është e rëndësishme të potencohen se nga 2,975 biznese një pjesë e tyre nuk janë të obligohen ligjërisht t’i nënshtrohen procesit të fiskalizimit”, është shprehur Bytyqi-Sefa.

Ajo ka thënë se projekti i fiskalizimit është proces permanent i cili siç ka thënë, ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg dhe daljen nga tregu të atyre ekzistuese./arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme