Filmi i shkurtër ‘Home’ do të bëhet produksioni i parë kosovar që nominohet për Akademinë Evropiane të Filmit.
Filma të tjerë nga Kosova kanë qenë të selektuar më parë në listën e gjatë të Akademisë Evropiane, mirëpo ‘Home’ është produksioni i parë Kosovar i cili ka arritur të nominohet në kategorinë e filmit evropian të shkurtër (Home është bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe).
‘Home’ do të bëhet nominimi i dytë kosovar në një kategori të kësaj akademie, pas Arta Dobroshit e cila ishte e nominuar për aktoren më të mirë në vitin e 2008 të EFA.
Ceremonia e edicionit të 29-të të EFA do të mbahet më 10 dhjetor në Ëroclaë të Polonisë, ndërsa të pranishëm do të jenë Producentja Ekzekutive e ‘Home’ Arta Dobroshi, Producenti i ‘Home’ Afolabi Kuti dhe regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz