Magjia e zezë dikur ishte shumë më e keqe
Magjia e zezë, që sot praktikohet, ka aspekte të ndryshme të cilat e bëjnë atë me të vërtetë të frikshme. Por, në të kaluarën, ajo ishte edhe më e frikshme. Magjia e zezë nënkuptonte përdorimin e kafshëve të gjalla, apo edhe të organeve të tyre në rituale të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot. Sakrifikimet bëheshin në male të dendura, por edhe në vende të tjera sekrete. Sot, nëse bëni sakrifikime të tilla, mund të keni telashe të mëdha me ligjin. Për fat të mirë, sakrifikimi i kafshëve për qëllime të magjisë sot është shumë i rrallë.
Magjia e zezë ka shpirtra të rrezikshëm
Praktikuesit e magjisë së zezë kërkojnë ndihmën e forcave të errëta, të shpirtrave të ndytë e të rrezikshëm. Por, shpirtrat e tillë, apo thënë më saktë, xhindet, kur i ndihmojnë magjistarit, kërkojnë diçka në këmbim. Ka të tjerë që janë aq të këqij, saqë menjëherë e dëmtojnë atë që i ka thirrur, si dhe personin për të cilin i ka thirrur. Xhindet, që janë krijesa të veçanta, mund të jenë shpirtmirë, shpirtkëqij, apo diçka në mes. Sikurse njerëzit, do të thoshim.
Gjithmonë do të ketë pasoja
Shumë njerëz mendojnë se magjia e zezë është lojë. Për fat të keq, ajo është krejtësisht reale, e rrezikshme si për atë që e praktikon, po ashtu edhe për atë të cilit i bëhet. Të gjithë praktikuesit e magjisë së zezë e dinë se krejt çka ua bëjnë të tjerëve, iu kthehet atyre tri herë më shumë. Për këtë shkak, ka njerëz që thonë se, të bësh magji të zezë, dmth ta rrezikosh jetën tënde. Përpos teje, mund ta pësojnë edhe të afërmit tuaj, pasuria juaj bile edhe kafshët që i keni. Krejt kjo si pasojë e veprimit të fuqive të errëta, të cilat kurrë nuk është dashur që të thërriteshin.Ushqimi është caku më i lehtë Magjia e zezë mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por mënyra më e lehtë është që të bëhet me anë të ushqimit. Pra, ushqimet “mallkohen” dhe kush i ha ato, e pëson. Kjo është forma më e lehtë që t’i bëhet dikujt keq me anë të magjisë. Nëse njihni dikë që bën ëmbëlsira të ndryshme dhe i dhuron ato falas, atëherë duhet të keni dyshime rreth qëllimeve të tyre. Natyrisht, nuk dmth automatikisht që njerëzit e tillë janë magjistarë. Por, duhet të kini kujdes!
Ushqimi është caku më i lehtë
Magjia e zezë mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por mënyra më e lehtë është që të bëhet me anë të ushqimit. Pra, ushqimet “mallkohen” dhe kush i ha ato, e pëson. Kjo është forma më e lehtë që t’i bëhet dikujt keq me anë të magjisë. Nëse njihni dikë që bën ëmbëlsira të ndryshme dhe i dhuron ato falas, atëherë duhet të keni dyshime rreth qëllimeve të tyre. Natyrisht, nuk dmth automatikisht që njerëzit e tillë janë magjistarë. Por, duhet të kini kujdes!
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës