Sot qytetarët e Komunës së Drenasit i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Deri në orën 15:00 në Drenas sipas të dhënave nga KQZ-ja kanë votuar rreth 14 mijë e 200 qytetarë, apo 27 % e tyre.
Në garë për kryetar të Drenasit janë: Elmi Thaçi nga AKR, Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga gara Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani,
Të drejtë vote kanë 52 mijë e 569 votues, ku krahasuar me zgjedhjet e fundit, të drejtë vote kanë edhe 2 mijë e 338 votues të rinj, apo 4.45% më shumë.
Ja votimi në Drenas përmes fotografive:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...