Ish-kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se fitorja e Marine Le Pen në Francë do të thotë ‘shembje’ për Evropën.
Në një nga ndërhyrjet e para të tij që nga koha kur dha dorëheqje, pas humbjes së referendumit për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Cameron përsëriti edhe njëherë mendimin e tij se për Britaninë do të kishte qenë më mirë sikur të qëndronte brenda bllokut 28 anëtarësh, transmeton arbresh.info.
Mëgjithatë ai ka shtuar se ‘Brexit nuk do të thonë fundi i Britanisë’
Gjatë një vizite një Nju Delhi, Cameron tha se ai shpreson për një fitore ‘të një pale të përgjithshme në Francë që do të mund t’i bashkojë njerëzit’.
“Nëse Franca vendos të zgjedhë për presidente Marine Le Pen, padyshim që kjo do të jetë një goditje e madhe për projektin evropian,” ka theksuar Cameron, transmeton arbresh.info.
“Por, ne kemi nevojë që të kuptojmë gjërat deri në rrënjë, për të parë se cilat kanë qenë shkaqet që kanë shkaktuar ngjarjet që kanë ndodhur një vit më parë në Evropë,” shtoi ai.
Sipas mediave në Indi, David Cameron është pyetur se cilat janë planët e tij për të ardhmen, por ai thjesht është përgjigjur duke thënë se ‘jam duke e shkruar një libër për kohën time në politikë’. /Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...