Google ADS

UP nuk lejon të studiohet në dy fakultete njëkohësisht

12:41 | 3 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Studentët që kanë qenë të regjistruar në dy fakultete, përpara vendimit të marr nga Senati përmes sistemit elektronik, nuk po u lejohet të përfundojnë studimet në dy programet në të njëjtën kohë.

Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS), i cili u ndryshua në bazë të vendimit të marrë nga Senati, ua pamundëson që një studentë të jetë i regjistruar në dy fakultete në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, ky sistem i përditësuar po del të jetë problematik për studentët të cilët para marrjes së këtij vendimi kanë qenë duke studiuar në dy fakultete.

Naser Sahiti, prorektor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, në lidhje me problemin e çregjistrimit të obligueshëm të studentëve të cilët kanë qenë të regjistruar në dy fakultete, e sqaron me arsyetimin se ky është një vendim i Senatit i marrë gjatë kohës sa ai nuk ka qenë në këtë pozitë.

Ai tregon që SEMS e ka të pamundur t’ua mundësojë studentëve të mëparshëm që të vazhdojnë të paraqesin provime, apo të kryejnë të tjera shërbime, në të njëjtën kohë në dy fakultete.

Sahiti: SEMS nuk lejon që studenti të regjistrohet dy herë

“Është nxjerrë një vendim i senatit para tre vitesh, nuk e di saktësisht datën, në të cilën kërkohet që një student të ketë mundësi që t’i vazhdoj studimet në një program të caktuar dhe pas përfundimit të atij programi duhet eventualisht nëse ka dëshirë me vazhdu me një program tjetër, ky vendim pastaj është implementuar edhe përmes SEMS-it, edhe në atë kontest SEMS-i nuk lejon automatikisht që studenti dy herë të ketë mundësi të regjistrohet në programe të ndryshme…00:48…” , tha Sahiti.

Prorektori Sahiti thotë që nuk mund të ofroj një zgjidhje për këtë kategori të studentëve, ngase SEMS-i rregullon çdo gjë dhe se nuk është e arsyeshme përjashtimi i kësaj kategorie të studentëve pavarësisht që numri i tyre me këtë lloj problemi është i vogël. Ai thotë se zgjidhja e vetme është çregjistrimi i studimeve nga njëri program dhe vetëm pas përfundimit të njërit program të mund të vazhdojnë në tjetrin.

Sahiti: Pas çregjistrimit nga një program do të duhej të kishin mundësinë që të vazhdojnë në një tjetër

“Nëse ka raste që i kanë tërheq dokumentet, praktikisht nëse ata janë çregjistruar prej studimeve në një program atëherë ata do të duhej të kishin mundësinë që të vazhdojnë programin ku janë të interesuar të vazhdojnë, pra ata konsiderohen që nuk janë më student të një programi të caktuar edhe për ata nuk ka kësi kufizime…03:41…”, tha prorektori Sahiti.

Ndërsa, Besart Kolgeci, anëtar i Komisionit për studime në UP, tha për KosovaPress se deri tash nuk kanë marrë ndonjëherë ankesë për këtë çështje, por prapëseprapë kjo është e padrejtë thotë ai. Kolgeci thotë se kërkesat që shtrohen nga Parlamenti Studentor drejt Rektoratit po merren parasysh, ngase edhe vetë qëllimi i tyre është që të punohet në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në UP.

Kolgeci: Kjo është e padrejtë ndaj studentëve

“Ne si përfaqësues studentor nuk kemi marrë ndonjë ankesë të llojit të tillë por nëse do të kemi ndonjë ankesë këto ditë në vazhdim atëherë mendojmë që është tërësisht e padrejtë ndaj studentëve…04:07…,…04:40…Kërkesat tona nga rektorati kohëve të fundit janë duke u marrë shumë parasysh për shumë arsye pasi që ne këtu jemi sipas senatit dhe sipas përfaqësuesve studentor këtu po punohet në të mirën e Universitetit të Prishtinës dhe kur ne e dimë se këtu po punohet të mirën e Universitetit të Prishtinës atëherë gjithsesi që do të merren edhe kërkesat tona parasysh…04:58…” , tha Kolgeci.

Për këtë vendim të marrë nga Senati, me të cilin u ndalohet studentëve që të jenë në dy programe studimorë në të njëjtën kohë, nuk ka dokument të shkruar. Për momentin, i gjithë procesi i regjistrimeve të provimeve, paraqitjes dhe të tjerave procedurave, rregullohet vetëm sipas Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Studentëve (SEMS).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme