Google ADS

Kryeqytetit i shtohet edhe një shkollë e re e artit

09:52 | 3 Dhjetor 2016
Arbresh.info

“N’art”, mban emrin shkolla më e re e artit, që tashmë është hapur në kryeqytetin tonë.

Në këtë shkollë, fëmijët nga mosha 6-të deri në atë 18-të vjeçare, do të mund të ndjekin kurse për pikturë, aktrim dhe fotografi, transmeton Arbresh.info

Për fëmijët e interesuar rreth pikturës dhe fotografisë do të kujdeset artistja Fioralba Kryemadhi nga Shqipëria, ndërsa për aktrim Vjosa Malokaj.

Dy artistet e reja shumë të talentuara, për Arbresh.info,  kanë treguar se tashmë kanë filluar regjistrimet dhe se ka mjaftë fëmijë të interesuar.

Ato poashtu kanë treguar se grupet do të ndahen sipas moshës dhe se kjo shkollë do ti ndihmojë fëmijët që  të jenë më komunikativ, të zhvillojnë sa më mirë karakterin e tyre përmes artit dhe të njoftohen me artin në përgjithësi./Arbresh.info

15304236_1252758808100470_3535258935124378044_o
15250701_1252759464767071_6936221599099042784_o 15250884_1252760774766940_7738633606464400146_o 15252683_1252759498100401_8093739496757582934_o 15259370_1252757808100570_1094434264118313041_o 15271833_1252762194766798_7253844253463878889_o

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme