Pas zbulimit të Aquos ZETA SH-03G, telefon që bartë procesor Snapdragon 810 duke ofruar kështu regjistrim të videove edhe në xhirim të ngadalësuar, Sharp ka prezantuar gjithashtu Aquos SH-05G, një tabletë që bartë disa nga funksionet e pajisjes së lartpërmendur.
Sharp Aquos Pad SH-05G është tableta e dytë në botë që përdorë procesorin Snapdragon 810, i cili ka të integruar katër bërthama Cortex-A57 me nga 2.0GHz dhe katër bërthama shtesë me Cortex -A53 1.5GHz.
Kjo tabletë ka ekran 7 inç me 1200 x 1920p, 2GB RAM, 32GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, hapësirë për microSD, 3.900 mAh bateri si dhe platformën Android 5.0 Lollipop.
Sharp Aquos Pad SH-05G do të debutohet në mes të muajit Qershor në Japoni me një çmim i cili ende nuk është shpalosur zyrtarisht./arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...