Kemi raportuar se në vitin e ardhshëm, Nokia do të kthehet në treg me telefonat celularë. Gjiganti finlandez i ka përgatitur dy modele telefonash, përmes të cilëve beson të kthehet në ‘lojë’.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë telefonash është fjala, por spekulohet se Nokia i ka cilësuar telefonat e vet si D1C.
Bëhet e ditur se do të prodhohen në dy madhësi. Njëri do të jetë me ekran 5 inç me 1080p ‘touchscreen’, RAM 2 GB, me memorie të brendshme prej 16 GB dhe kamerën kryesore prej 13mp (kurse kamera për selfie prej 8mp).
Pritet të funksionojë me Qualcomm Snapdragon 430 në sistemin në çip (SoC) krahas procesorit 1.4 GHz ‘octa-core Cortex-A53 CPU’. Është fjala për Android, edhe atë versioni 7.0 Nougat.
Modeli tjetër, krahas specifikave të përmendura, do të ketë ekran më të madh, 5.5 inç dhe kamerë më të fuqishme, 16mp.
Parashikohet që prezantimi zyrtar nga Nokia i këtyre telefonave të bëhet në shkurt 2017.
Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban
Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zem...
I akuzuar për përndjekje, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e siguri...
Hasani: 2600 shërbime të ofruara për periudhën janar –...