Disa shprehje të mrekullueshme për jetën

19:36 | 2 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Pleqëria është e trishtë, jo sepse nuk ka më gëzime, por për shkak se mbarojnë shpresat.

Pleqëria është e trishtë, jo sepse nuk ka më gëzime, por për shkak se mbarojnë shpresat (Shamfor)

Nuk jam dakord me atë që thua, por jam i gatshëm të jap jetën që të mundesh ta thuash. (Volter)

Siguria e pushtetit bazohet mbi pasigurinë e qytetarëve (Leonardo Shasha)

Arti dhe revolta nuk do të vdesin, përveçse me njeriun e fundit mbi tokë. (Dostojevski)

Në kujtohet një tip i çuditshëm që urrente të gjithë njerëzit; ata të fuqishmit për shkak se shfrytëzonin dhe poshtëronin të dobëtit, dhe të dobëtit pse lejonin të shfrytëzoheshin dhe poshtëroheshin. (C.W. Braun)

Nëse një njeri ka një ide për madhe mbi veten e vet, të jeni të sigurt se është e vetmja ide që ka pasur në jetën e tij. (Proverb anglez)

Në një udhë të gjatë, vetëm i afti ka fat. (Meneandri)

Askush s‘mund të tregojë për një kohë të gjatë një fytyrë ndaj vetvetes dhe një tjetër ndaj njerëzve, pa përfunduar tek të mosditurit se cila është ajo e vërteta. (Nataniel Hauthorn)

Pakënaqësia është hapi i parë drejt progresit. (Oskar Uajlld)

Mbërritja e një ideali, është shpesh fillimi i zhgënjimit. (Stenli Balduin)

Mendoni si një njeri i veprimit, dhe veproni si një njeri i mendimit. (Henri Bergson)

E ardhmja na mundon, e shkuara na mban pas, e tashmja në shpëton duarsh. (Gustav Flober)

Vetëm të dobëtit kanë frikë se mos ndikohen nga të tjerët. (Gëte)

Në rast se nuk mundesh të kesh atë që do, atëherë përpiqu të duash atë që mund të kesh. (Ibn Gabirol)

Ai që heq dorë nga liria për të garantuar sigurinë, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë. (Benxhamin Frenklin)

Kryej çdo veprim si të ishte i fundit në jetën tuaj. (Mark Aureli)

Porta e mbyllur më mirë, është ajo që mund të lihet e hapur. (Proverb kinez)

Çdo njeri lind binjak, ai që është dhe ai që kujton se është. (Martin Kesel)

Shpifja përfill mediokrit, u ngjitet pas vetëm të mëdhenjve (Françesko Krispi)

Një gjë e mirë nuk na pëlqen, kur nuk jemi në lartësinë e saj. (Niçe) / www.bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme