Mos e Gjyko një Libër nga Kopertina! Njerëzit që ne njohim mirë janë si libra të hapur për ne, por ne mund të “lexojmë” edhe disa të huaj ashtu siç “lexojmë” miqtë tanë.
Kjo falë një projekti të ri të quajtur Human Library Albania (ose Bibloteka Njerëzore në Shqipëri). Ky event interaktiv, që realizohet për herë të parë në Shqipëri, ju mundëson të merrni me qera kohën e pjesëmarrësve të ndryshëm, të cilët quhen “libra”, dhe të mësosh e kuptosh më tepër mbi jetën e tyre. Çdo seksion zgjat rreth 30 minuta dhe vetëm 1-3 persona mund të dëgjojnë njëherazi ndërkohë që “libri” rrëfen historinë e tij.
Midis librave të Human Library Albania mund të përmendim një vajzë që ka luftaur në gjyq kundër molestuesit të saj në vogëli, një burrë të martuar 4 herë në jetën e tij me shumë dallgë, një kitarist 80% i verbër, një djalë gay, një person që vuan nga një sëmundje mendore, etj.
Lideri i projektit “Human Library Albania” Gent Likaj, thotë se “librat” u përzgjodhën qëllimisht nga formime kulturore dhe stereotipizime të shumëllojshme duke përfshirë: shtetas të huaj, shqiptarë që kanë jetuar jashtë, persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, njerëz të orjentimeve të ndryshme fetare dhe seksuale. Librat janë gjetur me rekomandim nga kontakte personale si dhe nga bashkëpunimi me organizata të ndryshme.
Human Library është një lëvizje sociale ndërkombëtare që ka për qëllim të inkurajojë bisedat e hapura dhe të sinqerta, si dhe të sfidojë stereotipet dhe stigmat e zakonshme të shoqërisë. Ajo i ka fillesat në Danimarkë 16 vjet përpara, dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 shtete.
Rotaract Club Tirana është një grup të rinjsh vullnetarë, nga mosha 18-30 vjeç që përpiqen të organizojë projekte inovative në të mirë të komunitetit ku jetojnë. Qëllimet e Rotaract si organizatë ndërkombëtare janë rritja e aftësive drejtuese dhe dinjitetit personal, inkurajimi i praktikës dhe përhapjes së normave të larta etike në biznes, po ashtu promovimi i mirëkuptimit dhe paqes mbarëbotërore.
Human Library Albania do të mbahet ditën e dielë, më datë 4 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 14:00, në ambientet e Innovation Hub në Tiranë. Pyetjet e edukuara dhe pa doreza janë të domosdoshme në Human Library./Revista Who/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz