Ministri i Financave Avdullah Hoti sot mbajti një takim me bashkëpunëtorët strategjik dhe zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesit e GIZ-it, përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadës Angleze, USAID-it si dhe me përfaqësuesit e partnerëve tjerë strategjik.
Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës në një institucion të vetëm, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.
Ministri Hoti falënderoi të gjithë përfaqësuesit e donatorëve për mbështetjen e deritanishme në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin e gjithë donatorëve është arritur një progres i madh, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.
Hoti theksoi se ky Projektligj përcakton parimet bazë të organizimit, funksionimit, kompetencat, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe çështjet tjera që lidhen me funksionimin e Agjencisë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...