Redaksia ka vendosur që të zgjerohet dhe për këtë ka zgjedhur Gjermaninë pasi që ky shtet ka treguar mbështetjen më të madhe për “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janar të vitit 2015.
Në numrin e parë të botuar pas sulmit terrorist, janë shitur 70 mijë kopje në Gjermani.
Numri i parë në gjermanisht ka një tirazh të madh prej 200 mijë kopjesh, raporton Telegraf. Në janar të vitit 2015 në zyrat e “Charlie Hebdo” në Paris është kryer një sulm terrorist për shkak se kjo revistë kishte botuar një karikaturë me anë të së cilës përqeshte profetin Muhamed. Në këtë sulm janë vrarë 8 gazetarë.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...