Nëntë anëtarë të xhihadistëve të al-Kaedës të me lidhur Al Nusra Front, përfshirë edhe katër të huaj, u vranë dje në një sulm ajror të koalicionit në perëndim të qytetit Adme në Siri, në afërsi të kufirit turk, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.
Numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi është e mundur që nën rrënoja ka më shumë trupa, thekson shefi i OHR Rami Abdel Rahman.
Sipas deklaratës së popullatës lokale, u shkatërruan tre shtëpi më pak se një kilometër nga qendra e qytetit. Nga këto ndërtesa, në të cilat ishin anëtarët e Al-Nusra, nuk u la praktikisht asgjë.
Xhihadistët Al-Nusra janë aktualisht objektivi kryesor i koalicionit perëndimor i udhëhequr nga amerikanët. Javën e kaluar u vra shefi ushtarak i grupit Abu Hamam al-Shami dhe disa nga eprorët e tij në Sirinë veriperëndimore, ku Al-Nusra kërkon të krijojë një “emirat”./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?