Google ADS

Projekte të reja mes UP-së dhe zyrës së kryeministrit

13:42 | 1 Dhjetor 2016
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi sot ka takuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj.

Me këtë rast ata biseduan për projekte në lidhje më përdorimin dhe shfrytëzimin e energjisë termike.

Rektori i UP-së Marian Demaj, tha se kjo është një ide shumë praktike e cila do të iu mundësojë profesorëve, ekspertëve e studentëve të UP-së të i shfrytëzojnë idetë e tyre në projekte konkrete.

“Sot na erdhi në vizitë njeri që i ka dhënë shumë ekonomisë dhe erdh me një ide shumë interesante edhe shumë praktike, si të shfrytëzohen energjitë e ndryshme qofshin ato të Obiliqit, apo edhe energjitë tjera të ripërtërishme në mënyrë që Universiteti i Prishtinës me profesorët e vet, ekspertët e vet të japin një ide, ta bëjnë një projekt natyrisht në zyret e kryeministrit dhe njohuritë tona të shfrytëzohen në praktikë, në mënyrë që fillimisht, serra të ndryshme të bujqësisë në Kosovë të furnizohen me nxehje sa më të lirë”, tha Demaj.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi tha se diskutuam për përdorimin e energjisë së liruar nga elektranat e Kosovës dhe ndërtimin e serrave bujqësore. Kjo po bëhet sipas tij, pikërisht në momentin kur Kosova importon shumë këto prodhime.

“Sot ishim për një detyrë të caktuar, përdorimi i energjisë së liruar termike që lirohet nga elektrana të Kosovës dhe elektrana që do të ndërtohen në sistem të funksionimit të ndërtimit të serrave për prodhime bujqësore, në kohën kur Kosova ka import të shumtë të këtyre prodhimeve. Por, njëkohësisht e informuam edhe rektorin që është formuar edhe fondi për garantimin e kredive që ka për synim studentët e diplomuar, që ata të përgatisin projektet në mënyrë që të bëhen pjesë të marrjes së kredive dhe mbështetjen e kolateralit që mund ta bëjë fondi për garantimin e kredive”, tha Kelmendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme