Nga: Fadil Maloku
1.“Eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i veçantë në krahasim me të tjerët, porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtrojnë e kultivojnë ekskluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv!
2.“Ekzsepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqtë ashtu edhe te armiqtë tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet!
3.Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiaveliste! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të bëhen fundament i organizimit dhe i funksionimit politik të shoqërisë sonë…!
Ndryshe, edhe më tej do mbesim një vend, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!!
(P.S. Citat nga Libri im…)
(Autori është Sociolog i Globalizmit dhe anëtarë i shoqatës së sociologëve botërorë: www.sociologistswithoutborders.com)
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtimi sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...