Sipas studimeve, depresioni sezonal lidhet ngushtë me ndërrimin e stinës, pasi ora biologjike e trupit e ka të vështirë përshtatjen me kohën e paktë të ndriçimit të diellit, duke sjellë çrregullime në ritmin fizik dhe në sistemin endokrin.
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, natyra ka lidhje të ngushtë me trupin tonë. Si rezultat, tek disa njerëz mund të lind një ndjenjë vetmie apo humor negativ, duke shkaktuar një ndjenjë të pashpjegueshme trishtimi.
Së dyti, dita bëhet më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Trupi ynë ka më pak kontakt me dritën e diellit në dimër. Si rezultat, do të sekretohet më shumë melatoninë. Me uljen e ndjeshme të temperaturës, do të pakësohen aktivitetet e jashtme. Qëndrimi i gjatë brenda nuk favorizon rregullimin e humorit dhe mund të shkaktojë vështirësi në fokusim, dobësim të kujtesës, lodhje më të madhe dhe ngadalësim në të menduar.
Së treti, aktivitetet shoqërore ulen relativisht në dimër. Mungesa e komunikimit mes njerëzve shton ndjenjën e vetmisë dhe nuk lehtëson humorin e keq. Prandaj, mund të përballemi me ndjenja të ndryshme si merak, ankth, depresion etj.
Sipas sondazheve, personat që punojnë ose jetojnë brenda, nëpunësit që punojnë në zyra dhe stërviten rrallë pasi nuk kanë kohë, të moshuarit e ndjeshëm dhe personat sensitiv ndaj të ftohtit, mund të preken më shpesh nga depresioni sezonal.
Simptomat e depresionit sezonal
1- Gjendje jo të mirë shpirtërore, melankoli;
2- Humbje interesi për aktivitetet e përditshme.
3- Mendim dhe reagim relativisht i ngadaltë në krahasim me periudha të tjera të vitit.
4- Autokritikë për humbje apo dështime
5- Lodhje e shpeshtë dhe humbje e dëshirës për aktivitete të jashtme.
6- Shqetësime të panjohura
7- Zgjatja e kohës së gjumit dhe dobësimi i vetëbesimit
8- Efikasiteti i ulët në punë
9- Frikë dhe trishtim, humor delikat
10- Dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, por pa arsye konkrete
11- Rënie apo shtim oreksi
12- Kur takoni dikë, por nuk ngjallni interes ndaj tij
13- Nuk i kushtoni vëmendje pamjes suaj të jashtme
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...