Zaev: Do i kthejmë jetën Maqedonisë

00:24 | 1 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Karvani opozitar i udhëhequr nga LSDM-ja sonte realizoi miting në Pehçevë dhe Berovë, nga ku kreu i LSDM-së bartësi i listës së kandidatëve për deputet në Njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev, tha se ai dhe partia e tij do i kthejnë jetën Maqedonisë.

Zaev edhe njëherë theksoi se me ardhjen e LSDM-së në pushtet do të rriten rrogat për qytetarët e Maqedonisë.

“Pensionerë nga e gjithë Maqedonia kërkojnë nga unë që të ketë më shumë punë për rininë. Për ato s’ka dhimbje më të madhe teksa i shohin nipërit dhe mbesat e tyre të pa punë. Ju premtoj se do i punësojmë të rijntë dhe ato nuk do jua harxhojnë pënsionin, deri në fund të mandatit tonë rroga mesatare do të jetë 30 mijë denarë”, ka thënë Zaev, njofton Alsat-M./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme