Gjermani, planet e ISIS-it me akullore të helmuara dhe autobombë

00:14 | 1 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Terroristët 17-vjeçarë donin të vrisnin fëmijë në një kopsht në mënyrën më të tmerrshme: akullore të helmuara dhe një autobombë në parkingun që përdoret për prindërit. Në Gjermani, Mohammed O. e Yusuf T, ithtarë të ISIS-it, janë arrestuar në Esen në muajin prill pasi kishin shpërthyer një bombë në tempullin Sikh.

Të dy kishin organizuar përmes chat-it të ‘Whatsapp”-it një plan të detajuar duke urdhëruar përbërës për të ndërtuar bombat në programin “Amazon”.

Ashtu siç shkruan gazeta gjermane “Bild”, pas arrestit, policia gjermane ka përgjuar një letër të dërguar nga burgu nga Mohammed për shefin e bandës së tij, Yusuf, në kërkim të një aprovimi dhe të dhënave mbi një sulm të ardhshëm. I burgosuri pyet: “Mund të vras edhe fëmijë. Me furgonin tim mund t’u shpërndaj akullore fëmijëve. Është e lejuar nga ligji i Sherihatit të përdoret arsenik ose më mirë akoma strikninë?”.

I riu duket se i kishte menduar të gjitha detajet, përfshirë edhe triumfin në fund. “Mund të bëj ‘Istis Hadi Amalyia’ (vetëvrasje) në kopshtin e fëmijëve?”. Apo akoma: “Mund t’i përdhunoj vajzat e armiqve të Profetit Muhamed?”. Mohammed, kërkonte edhe një telefon celular që të komunikonte në mënyrë sekrete me anëtarët e tjerë të ISIS-it për të shpërthyer një makinë në parkingun e një azili.

Policia ka gjetur në celularin e Yusufit numra të anëtarëve të tjerë të grupit terrorist, duke konfirmuar deklaratat e Frank Richter, shefi i policisë së zonës veri-perëndimore të qytetit të Esenit, sipas të cilit të rinjtë kanë lidhje të rëndësishme me ndjekësit e ISIS-it në rajon. Avokati i Yusufit, Burkhard Bahri, ka shpjeguar: “Klienti im është penduar dhe kërkon të ndihmojë me një dëshmi të plotë në gjykatë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme