Google ADS

Hakohen miliona llogari në Google

19:26 | 30 Nëntor 2016
Arbresh Info

Më shumë se një milionë llogari në Google janë goditur nga një softuer keqdashës, njofton një kompanie sigurie.

‘Check Point’ pretendon se një fushatë, e njohur si ‘Gooligan’, është duke u shpërndarë në 13 mijë pajisje shtesë çdo ditë, shkruan portali arbresh.info. Ky është një program keqdashës që infekton pajisjet dhe vjedhë informatat personale nga Google Play, Gmail, Google Photos, Google Docs, G Suite, Google Drive dhe programet e tjera, shkruan portali arbresh.info.

‘Gooligan’ është një sulm i ngjashëm si ‘Trojan’, në të cilin programi keqdashës shtiret si aplikacion legjitim për telefonat dhe tabletat e platformës Android.

Sipas një raporti ‘Wall Street Journal’, emrat e aplikacioneve keqdashëse janë StopWatch, Perfect Cleaner dhe WiFi Enhancer. Pasi të instalohen, këto aplikacione menjëherë instalojnë të tjera aplikacione në mënyrë automatike dhe disa nga ato mund të vjedhin pseudonimet dhe fjalëkalimet e llogarive tuaja.

Google ka reaguar për këtë duke thënë se ende nuk ka gjetur ndonjë evidencë që ‘Gooligan’ ka pasur qasje në të dhënat e përdoruesve apo grupeve të caktuar të personave që kanë qenë shënjestër.

‘Check Point’ ka thënë se ‘Gooligan’ është një variant i një fushate keqdashëse në Android i gjetur nga hulumtuesit në aplikacionin ‘SnapPea’  vitin e kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme