Hapet Kinemaja “Cineplexx”

19:10 | 30 Nëntor 2016
Arbresh.info

Ka filluar ceremonia e hapjes së Kinemasë “Cineplexx”. Në këtë ceremoni po marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Hapja e kinemave ka qenë pjesë e projekteve të familjes Humolli.

Betim Humolli, drejtor i “Albi Group”, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ceremoni, e cila tregon për zgjerimin e qendrës “Albi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ndjen kënaqësi të madhe me rastin e hapjes së kinemasë.

“Problemin që e kam me familjen Humolli, është ai i tendencave për zgjerim, me 6 salla dhe 200 filma në vit dhe teknologji më të re”, tha ai, raporton KosovaPress.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme