YouTube tani transmeton videot drejtpërsëdrejti edhe në 4K

17:24 | 30 Nëntor 2016
Arbresh Info

YouTube duke filluar nga sot (e mërkurë) do të mbështes edhe transmetimin e videove në formatin 4K.

Uebfaqja masive për video nga Google ka thënë se formati i ri do i lejoj kreatorëve dhe partnerëve të transmetojnë video drejtpërsëdrejti në rezolucion jashtëzakonisht të lartë për t’iu ofruar shikuesve opsionin të shohin një pamje më të qartë në pajisjet e tyre që mbështesin teknologjinë 4K.

Formati 4K i shumëfishon numrat e pikselave në krahasim me atë tradicional të njohur si “HD”, shkruan portali arbresh.info.

Eventi “Game Awards” që mbahet do enjten, do të jetë i pari që do të transmeton në këtë format./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme