Botuesi i shkrimtarit japonez Haruki Murakami të mërkurën ka bërë të ditur se libri i ri i autorit do të publikohet në shkurt të vitit 2017.
Megjithatë, ende nuk dihet titulli, tema dhe data e saktë e botimit, transmeton arbresh.info.
Botuesi e ka dhënë lajmin duke publikuar dy libra me faqe të bardha, në të cilën shkruhej: “Romani i ri i Murakamit do të vijë së shpejti, në shkurt të vitit 2017”.
“Një histori shumë e çuditshme,” kështu e ka përshkruar Murakami romanin e tij të ardhshëm gjatë një ngjarje në Danimarkë, ku së fundmi ai ka udhëtuar për të marrë çmimin letrat Hans Kristian Andersen.
Murakami 67-vjeçar zakonisht qëndron larg vëmendjes, edhe pse ai nuk hezituar të flasë për çështje të tilla si paqja botërore dhe energjia bërthamore.
Ai ka filluar të shkruajë gjatë kohës kur drejtontë një jazz bar në Tokio. Romani i tij më i njohur është ‘Pylli Norvegjez’ i cili është përkthyer nga Eta Klosi dhe botuar nga shtëpia botuese ‘Skanderbeg Books’. Romani i tij më i gjatë është bestselleri ‘1Q84’, i botuar në vitin 2009. /Arbresh. Info
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty