Trafiku në Nju Jork është shumë i rënduar zakonisht, kështu që ata që ndalojnë në mes të rrugës për të bërë foto me makinën e tyre nuk ndihmojnë në lehtësimin e tij.
Gjithashtu, njerëzit në Nju Jork nuk janë aq të urtë sa për të qëndruar pa bërë zë kur dikush i ka zënë rrugën.
Kjo është arsyeja pse shakaja e “youtuber”-it Coby Persin pati pasoja për të. Ai ndaloi në mes të rrugës dhe vendosi që të bënte foto me makinën e tij luksoze BMW i8, transmeton tch.
Një nga ata që kishin ngecur pas Cobyt, vendosi që të dilte nga makina e tij, të merrte një shkop bejsbolli në bagazh dhe të godiste me të xhamin e makinës luksoze.
Reagimet e ndjekësve të tij në mediat sociale ishin të gjitha në favor të burrit me shkop bejsbolli. “Po bëje foto në mes të trafikut? E ke merituar!”
https://www.youtube.com/watch?v=k9D5fF5_9dc
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz