Google ADS

Shkup, koncert për zakonet dasmore të maqedonasve muslimanë

21:58 | 29 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sot në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) u mbajt koncert për zakonet dasmore të maqedonasve të fesë islame në organizim të Ansamblit – Maqedonia së bashku me Lidhjen e Maqedonasve të Fesë Islame dhe Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmbajtja e repertoarit të koncerteve në tërësi i kushtohet artit dhe traditës kombëtare të maqedonasve të fesë islame, si këngët autentike të valleve, meloditë dhe kostume të pasurisë shpirtërore dhe trashëgimisë materiale të maqedonasve muslimanë të më shumë viseve siç janë Reka e Epërme, e Poshtme, Drimkolli dhe Megleni i Strugës dhe rrethina e Shkupit.

Interpretuesit e performansave mbanin veshje autentike të rajoneve, ku jetojnë maqedonasit muslimanë. Me këtë rast u realizuan më shumë performansa në mesin e të cilëve “Vigjalenkë” – pjesë e zakoneve dasmore nga pjesa e Rekës së Poshtme, “Bajraktar” – rite mashkullore dasmore nga rrethina e Shkupit dhe të tjera.

Si pjesë e performansës po ashtu u shfaq filmi dokumentar “Pishana nevesta” (Nusja e shkruar) nga fshati Cvetovë, rrethina e Shkupit, në të cilin shfaqet vizatimi, gjegjësisht makijazhi i një nuseje para dasmës së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme