Është promovuar libri “Në rrugë drejtë lirisë”, libri i pestë me radhë i autorit Agim Sylejmani. Ky libër përmban intervistën me atdhetarin e shquar Mehmet Hajrizi dhe i kushtohet lëvizjes kombëtare të kohës që trajton, veprimtarëve të shumtë, disa prej të cilëve tashmë janë ndarë nga jeta dhe zhvillimet historike dhe aktuale në Kosovë.
Në këtë ceremoni morrin pjesë profesor e veprimtar të ndryshëm të cilët e përkrahën edhe e lartësuan lartë veprën e autorit.
Në mesin e tyre ishte edhe profesor Agim Vinca, i cili tha se libra të tillë janë të nevojshëm në mjedisin tonë. Sipas tij, këta libra sjellin dëshmi autentike për ngjarjet e vërteta, për njerëzit e proceset dhe autorët me këtë rast nuk i thurin elozhe vetes.
“Libra të tillë janë të nevojshëm në mjedisin tonë sidomos kur sjellin dëshmi autentike për ngjarjet, fenomenet, njerëzit, ndodhitë, proceset, zhvillime. Sidomos kur e thonë të vërtetën, sidomos kur nuk i thurrin elozhe vetes edhe të afërmeve të tyre por madje siç u tha këtu në plan të parë shokët. Mehmet Hajrizi është pikërisht njeri i duhur për t’u intervistuar për këtë çështje, është një njeri që ka qenë që në rininë e hershëm pjesëtar i lëvizjes ilegale për çlirim, është njeri që ka bërë burg të gjatë për shkak të veprimtarisë së tij politike, është njeri me kujtesë të fortë, me kredibilitet moral dhe me dije…Kosova sot fal sakrificave të brezave të Mehmet Hajrizit dhe të shumë të tjerëve para edhe pas tij, fal punës, përpjekjeve mbinjerëzore, përkushtimit ndaj idealit, ndaj ëndrrës, fal edhe disa rrethanave ndërkombëtare të krijuara, Kosova është vend i lirë dhe i pavarur…Nje rëzit si Mehmet Hajrizi që kanë dije që kanë kredibilitet moral që kanë përkushtim për çështjen e atdheut dhe të shtetësisë duhet të ishin në pushtet ose së paku pranë pushtetit“, tha Vinca.
Kurse, për profesorin Sabit Syla, ky libër ka një stil të qartë e të kuptueshëm për çdo lexues. Ai e vlerëson veprën e Agim Sylejmanit si një tregues se historia edhe kultura shqiptare nuk gjendën më të mbuluara në arkivat e huaja por janë një thesar i gjallë e i arkivuar brenda nesh.
Në anën tjetër, veprimtarja Fitnetete Ramosaj, tha se ky libër është i një rëndësie të veçantë sepse sjell dëshmi të dorës së parë.
“Është një libër i një rëndësie të veçantë sepse sjell dëshmi të dorës së parë nga njëri prej bartëse aktiv të proceseve liribërëse për një periudhë për më se 3 dekadash të fundit të shekullit njëzet, e cila u kurorëzua me luftën e armatosur për liri që e zhvillojë populli shqiptar në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1998-99“, tha Ramosaj.
Personazhi kryesori i librit, Mehmet Hajrizi tha se ky libër i kushtohet lëvizjes kombëtare të kohës dhe autori Agim Sylejmani i ka kapur ato momente për t’i trajtuar në librin e tij.
“Kur Agim Sylejmani kërkoi të bënte intervistë me mua diku një vit e gjysmë më parë, pranova duke pandehur se ishte e shkurtër dhe e zakonshme por doli shumë më e gjatë se që mendova fillimisht. Ky libër i kushtohet lëvizjes kombëtare të kohës që trajton, veprimtarëve të shumtë disa prej të cilëve tash ma dëshmojnë ose të ndarë nga jeta dhe zhvillimeve historike aktuale nga jeta në Kosovë….Për lëvizjen tonë kombëtare ky moment ishte viti 1981 i kryengritjes së përgjithshme shqiptare në Kosovë. Agim Sylejmani e ka kapur pikërisht këtë moment për ta trajtuar në librin e tij”, tha Hajrizi.
Autori i librit “Në rrugë drejtë lirisë”, Agim Sylejmani i falënderoi të gjithë miqtë, veprimtarët e profesorët, duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk do ta përfundonte këtë libër./
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...