OnePlus 3T lansohet në Evropë

15:27 | 28 Nëntor 2016
Arbresh Info

Një javë pas debutimit në Amerikën Veriore, OnePlus 3T tani është lansuar edhe në Evropë. Të dy variantet 64GB dhe 128GB janë në dispozicion, por vetëm në versionin ‘Gunmetal’, pasi versioni me ngjyrë ari vjen më vonë dhe do të jetë në dispozicion vetëm me 64GB.

Në Britani të Madhe, modeli me 64GB kushton 400 dollarë ndërsa versioni me 128GB kushton 440 dollarë, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, në gjithë vendet e tjera në kontinent, çmimet janë 440 dhe 480 euro. Ju mund të blini gjithashtu edhe aksesorë si mbushës për veturë dhe shtëpiak, si dhe kopertinat apo kufjet.

Në videon më poshtë mund të shikoni se çfarë ka brenda paketës zyrtare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme