Nga një sulm me raketë ndaj një baze të Kombeve të Bashkuara në Mali, mbetën të vrarë 3 dhe u plagosën 12 të tjerë.
Më shumë se 30 raketa u hodhën kundër selisë së OKB-së në qytetin Kidal, duke vrarë një paqeruajtës dhe duke plagosur tetë ushtarë të tjerë, raportohet nga burimet informative të OKB-së.
Dy të vdekur dhe katër të plagosur mbetën nga një tjetër sulm që ndodhi aty pranë në një kamp të nomadëve arabë. Zyrtarët thonë se paqeruajtësit iu përgjigjën zjarrit menjëherë. Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për sulmin e sotëm.
Sulmi vjen një ditë pas sulmit në një restorant të kryeqytetit Bamako ku mbetën të vrarë të paktën pesë vetë disa të tjerë të plagosur.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?