Ngjarjet e çuditshme në Arktik tregojnë se atje, me akullin detar, është duke ndodhur diçka shumë shqetësuese.
Për shkak të temperaturës tepër të lartë të detit në Polin verior, shtresa e akullit ende nuk ka filluar që të formohet, e deri më tani ajo shtresë do të duhej të ishte goxha e trashë, thonë shkencëtarët, transmeton gazeta Kosova Sot.
Kjo mund të jetë shenjë se efektet e ngrohjes globale janë shumë më të forta sesa që kemi menduar. Këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, lëre më që nuk ka filluar të formohet shtresa e akullit të ri, por është duke vazhduar shkrirja e akullit ekzistues, meqë deti është tepër i nxehtë. Shkencëtarët thonë se temperaturat në Polin verior janë të larta, pa precedent, bile deri në 20 shkallë C më të larta sesa mesatarja.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës