Google ADS

Dëshironi të fshini ekzistencën tuaj në internet? Kjo është mënyra më e lehtë

12:15 | 26 Nëntor 2016
Arbresh.info

Te shumica e njerëzve, jeta në internet është aq e rëndësishme sa ajo jashtë tij. Interneti ruan lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë, ruan fotot, videot, mendimet e shpërndara përmes komenteve dhe gjithçka tjetër në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk është praktike nga të gjithë, nëse disa nga ju dëshironi të fshini ekzistencën tuaj në internet atëherë mund ta keni vërtetë të vështirë, shkruan portali arbresh.info. E gjithë kjo ndodhë pasi nuk është e lehtë të largoheni nga çdo shërbim që ju keni qenë i abonuar apo keni pasur llogari.

Për këtë arsyeje, një numër i madh zhvilluesish suedezë kanë krijuar faqen ‘deseat.me’, shërbim që iu kërkon të ketë qasje në llogarinë tuaj në Google duke përdorur ‘OAuth’, një standard i hapur për autorizim që i lejon një aplikacioni të ketë qasje në ndonjë përmbajtje të caktuar pa shpërndarë emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin.

Pasi t’ia dhuroni atë, shërbimi skanon në e-mailet tuaj dhe gjen shërbimet online në të cilat ju jeni abonuar apo i keni përdorur. Pas kësaj, ‘deseat.me’ do iu ofroj linqe të gatshme për të fshirë llogaritë tuaj te secili shërbim i përdorur nga ju. Po ashtu, ky shërbim thuhet se ofron edhe instruksione se si t’i fshini këto llogari në mënyrën më të mirë.

Shërbimi pretendon se shqyrton privatësinë dhe sigurinë e të dhënave me seriozitet të lartë. Ky shërbim pohon gjithashtu se informatat e vetme që ndahen me ata janë llogaritë e ndryshme që ju  keni qenë të abonuar apo i keni përdorur, të cilat dëshironi të fshihni./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme