Google ADS

Këta janë njerëzit më inteligjentë të botës

07:07 | 26 Nëntor 2016
Arbresh.info

Siç thuhet e përsëritet vazhdimisht, inteligjenca nuk është ajo çfarë dini, por është ritmi përmes së cilit i fitoni informatat e reja. Njerëz inteligjentë bota ka shumë por ata që ndikojnë edhe në dijen e të tjerëve, janë pak. Më poshtë po i rendisim…

Stephen Ë. Hawking, 70 vjeç
Stephen është ndoshta emri më i njohur në këtë listë, pasi që ka bërë emër me hulumtimet e veta në fushën e fizikës teorike, si dhe shkrimin e librave që na kanë ndihmuar të kuptojmë universin.
IQ (niveli i inteligjencës) i tij është 160, është autor shtatë librave dhe fitues i 14 çmimeve.
Të gjitha këto i ka arritur pavarësisht se është i diagnostikuar me ALS.

Kim Ung-Yong, 50 vjeç
Libri i rekordeve botërore, e liston atë si njeriun me IQ-në më të lartë në botë.
Në moshën dy vjeçare ai ka folur rrjedhshëm katër gjuhë, ndërsa në moshën katër vjeçare ka ndjekur kurse kolegji.
Sikur të mos mjaftonte, ai ishte ftuar nga NASA të studioj në SHBA në moshën 8 vjeçare.
IQ e tij është 210!

Paul Allen, 59 vjeç
Paul Allen është bashkë-themelues i Microsoft, me një pasuri prej 14.2 miliardëve, ai renditet personi i 48-të më i pasur në botë.
Është një ndër humanitarët më të mëdhenj në botë, dhe IQ-ja e tij është 170.

Christopher Hirata, 30 vjeç
Christopher Hirata kishte hyrë në Caltech, ndërsa në moshën 16 vjeçare kishte qenë duke punuar me NASA në projekte për kolonizimin e Marsit. IQ e tij shënon 225, shkruan Telegrafi.

Terrence Tao
Në moshën dy vjeçare, kur të gjithë ne kemi qenë duke u mësuar si të ecim e të flasim, Tao kishte qenë duke kalkuluar probleme bazike aritmetikore, ndërsa në moshën 9 vjeçare ka shkuar në kurse matematikore në nivel kolegji.
Ai diplomën e doktoraturës e ka marrë në moshën 20 vjeçare dhe si 24 vjeçar ishte bërë profesori më i ri në UCLA.
IQ e tij është 230.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme