Ja sa para u vodhën në Raifeisen Bank në Prishtinë dhe se si dukej hajni

20:02 | 25 Nëntor 2016
Arbresh.info

Është raportuar më herët se në orët e pasdites është plaçkitur dega e Raiffeisen Bankës afër Bulevardit “Bill Clinton”. Indeksonline tani ka mësuar edhe vlerën e parave që janë vjedhur në këtë plaçkitje.

Sipas informacioneve të para, shuma e vjedhjes është mbi 30 mijë euro.

Poashtu, është mësuar edhe përshkrimi se si dukej hajni gjatë vjedhjes. Ai kishte veshur pantollona me xhepa, duks të bardhë me kapelë, jakne të zezë ndërsa ishte futur me pistoletë në dorë.

Organet e rendit bëjnë thirrje që të gjithë ata që kanë parë ose që kanë informacione lidhur me këtë vjedhje të lajmërojnë policinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme