Chen Si, 48 vjeçar, patrullon në urën e lumit Yangtze në qytetin Nanjing të Kinës çdo vikend.
Ai e ka kryer ketë punë për 13 vjet me radhë dhe ka shpëtuar rreth 321 persona të cilët kishin tentuar të kryenin vetëvrasje, transmeton arbresh.info.
Ura Nanjing është një ndër vendet më të famshme botërore për numrin e vetëvrasjeve të kryera, e cila është 1576 metra e gjatë dhe mbi 60 metra e lartë.
Sipas statistikave me shumë se 2000 persona kanë kryer vetëvrasje që nga viti 1968 deri në vitin 2006 në këtë urë.
Shpëtimtari kinez kishte filluar misionin e tij në vitin 2003 dhe është shume i lumtur por njëkohësisht i dëshpëruar se përse ekziston nevoja të kryej një punë të tillë.
I pyetur se pse kishte vendosur të ndihmonte të tjerët ai tha “Unë kam qenë njëri nga ata. Mua më ndihmoi një person kur po kaloja një periudhë të vështirë në jetë dhe pata vendosur të vetëvritesha. Unë e di se si ndjehen ata”./arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës