Një raport i ri pohon se Samsung është duke rishikuar mundësinë që të sjell Galaxy S8 në dy madhësi të ndryshme për të fituar disa nga konsumatorët që dëshironin të blenin tabletin e tyre Galaxy Note 7. Sipas The Investor, dy madhësitë e reja të Galaxy S8 do të jenë 5.7 dhe 6.2 inç.
“Në mënyrë që të tërheq konsumatorët potencial të Note që preferojnë ekran më të madh, Samsung ka vendosur të adaptojë madhësi më të mëdha për modelet e reja të S8,” ka bërë të ditur një analist anonim.
Për krahasim, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge kanë madhësi të ekranit prej 5.1 inç dhe 5.5 inç.
Raporti po ashtu sygjeron që Samsung nuk do të ndërtojë një version të rrafshtë Galaxy S8 dhe se versioni më i madh i kësaj pajisje mund të ketë ‘Plus’ në emërtim.
Në ndërkohë, Apple poashtu spekulohet se do të lancojë iPhone me ekran të plotë pa korniza në vitin e ardhshëm. iPhone 8 pritet që të largoj butonin ‘home’ dhe të ketë ekran OLED me qoshe të lakuara./Tring.al
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...