Një peshkatar i cili e humbi celularin e tij iPhone në një liqen të akullt më shumë se një vit më parë, e gjeti celularin dhe zbuloi se ai ende punonte mjaft mirë.
Michael Guntrum, nga Pensilvania në SHBA, e humbi iPhone 4 në Liqenin Kyle përderisa kishte dalë për peshkim në mars të vitit të kaluar.
Celulari u gjet përsëri pasi liqeni u tha më herët këtë vit, transmeton Gazeta Express.
Daniel Kalgren, një inxhinier mekanik, tha se ishte duke përdorur një detektor metali për të gjetur metale kur gjeti iPhone.
Ai tha për Buzzfeed: “E mora celularin në shtëpi, e pastrova dhe e vendosa në oriz – vetëm për kuriozitet për të parë nëse do të punonte përsëri”.
Ai më pas e ndezi celularin dhe celulari punonte në mënyrë perfekte.
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit