Zyrtare: Vivo prezanton telefonin X5 Pro me kamerë të “çmendur”

18:22 | 13 Maj 2015
Arbresh Info

X5 Pro është zbuluar zyrtarisht sonte nga kompania Vivo, logoja e së cilës në këtë telefon nuk është e ndritshme ashtu siç pritej, por telefoni ndriçon me funksionet e tij shumë interesante.

Vivo X5 Pro është i pajisur me ekran 5.2 inç Super Amoled 2.5D me rezolucion 1080 x 1920, procesor tetë-bërthamor Snapdragon 615 SoC me arkitekturë 64-bit, dhe 2GB RAM, transmeton arbresh.info. Ashtu siç pritej, telefoni X5 Pro ka një kamerë frontale me 8 megapiksel që është në gjendje të shkrep foto të interpoluara deri në 32 megapiksel.

Po ashtu, ky telefon ka kamerë prapa 13 megapiksel, bateri 2300 mAh, platformën Android 5.0 paraprakisht të instaluar së bashku me Funtouch OS 3.0. I ndërtuar nga metali dhe me dy hapësira për SIM kartela si dhe rrjetin 4G LTE, Vivo X5 Pro vjen me një çmim të arsyeshëm prej 443 dollarëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme