Përdoruesit e Reddit kanë zbuluar një difekt të programit iOS të Apple që shkakton bllokim të iPhone pasi luan një video të vogël të korruptuar, MP4.
Pajisja bllokohet 10 sekonda pasi jeni duke parë videon nëpërmjet iMessage. Kështu që bëni mirë mos tua dërgoni miqve tuaj.
Problemi ndodh vetëm kur video dërgohet si link, apo transferohet si file, ndërkohë që një përdorues i Reddit thotë se e ka marrë videon si file në WhatsApp dhe njësoj i bllokoi telefonin.
Mashable e ka testuar këtë video që shkakton difektin, dhe me të vërtetë shkaktoi bllokimin e iPhone 6S, me sistemin operativ iOS 10.1.1 kur dërgohet si link përmes iMessage.
Por mesa duket problemi nuk është vetëm me iMessage, por videon e korruptuar që ka iOS.
Difekti është i njëjtë, por jo i liduhr me një tjetër problem që ndodhi një vit më parë me iPhone. Në atë kohë, përdoruesit që merrnin një mesazh me karaktere nëpërmjet mesazheve të shkruara, panë se u bllokohej telefoni dhe bënte ‘reboot’ automatikisht. Apple tha se problemi qëndronte tek përditësimi i sistemit.
Derisa Apple të rregullojë këtë problem, përpiquni të mos hapni asnjë link dyshues që ju vjen në iPhone. Nëse aksidentalisht klikoni mbi videon, mbajeni të shtypur butonin e fikjes dhe ‘Home” në të njëjtën kohë për të bërë ‘reset’ telefonin tuaj.
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...