Më thuaj në ç’muaj ke lindur dhe do të të them nga çfarë sëmundje do të prekesh…Astrologjia nuk është një shkencë e besueshme por sipas një studimi amerikan, mund të ketë arsye të mjaftueshme për t’i kushtuar më tepër vëmendje muajit që ke lindur, nëse do të njohësh rrezikun që ke për t’u prekur nga sëmundje të caktuara.
Studiuesit kanë shqyrtuar 1688 sëmundje bashkë me datat e lindjes së 1.7 milion pacientëve të trajtuar në Spitalin Presbyterian, në New York, mes viteve 1985-2013. Duke ju referuar rezultateve të kërkimit, 55 sëmundje rezultuan të lidhura drejtëpërdrejt me muajin e lindjes. Askush deri më sot nuk kishte bërë një studim të tillë; studime të mëparshme kanë arritur vetëm të bëjnë lidhjen midis një sëmundje të caktuar të fëmijës dhe muajit të tij të lindjes. Për shembull, nëse lindja ka qenë gjatë dimrit, shpjegohen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes apo astmës.
Në fund, studimi ka pasqyruar rrezikun e prekjes së sëmundjeve, renditur sipas muajit të lindjes:
Janar- hipertensioni
Shkurt – sëmundje të zemrës
Mars- arterioskleroza dhe sëmundje të zemrës
Prill – dhembje të kraharorit, shqetësime të zemrës
Maji, qershori, korriku dhe gushti rezultojnë lindjet e njerëzve më të shëndetshëm
Shtatori- astma
Tetori – sëmundjet mendore
Nëntori – infeksionet virale
Dhjetori- çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë