A brengosen kafshët, kur humbasin shoqërinë e një kafshe tjetër?

23:44 | 22 Nëntor 2016
Arbresh.info

Është e njohur se qentë dhe macet formojnë lidhje të forta emocionale me anëtarët e familjes së tyre njerëzore, dhe shpesh vuajnë dhimbjen kur vdes një i dashur, ose largohet.

Megjithatë, dikush mund të pyes veten, nëse qentë vuajnë kur humbasin shoqërinë e një kafshe tjetër, që ka jetuar me ta në të njëjtën shtëpi dhe zhduket papritmas?

Një studim i fundit i publikuar në revistën Animals ka analizuar sjelljen e 159 qenve dhe 152 maceve.

Një nga sjelljet më të zakonshme të vërejtura tek qentë është që vazhdimisht shkonin e uleshin në vendin që më parë kishte qëndruar miku i tyre i shtëpisë. Kjo sjellje ishte në 60 për qind të qenve (pavarësisht nëse shoku i humbur ishte një qen apo një mace) dhe 63 për qind për macet.

Ngritja e zërit ishte shumë më e zakonshme tek macet (43 për qind). Afërsisht një në tre qen dhe mace zvogëlonin sasinë e ushqimit dhe shpejtësinë e të ngrënit (35 për qind për qentë dhe 31 për qind për macet).

Qentë janë më të prirë për të rritur sasinë e kohës që ata shpenzojnë duke fjetur (34 përqind), ndërsa tek macet (20 përqind).

Macet tregojnë sjellje pikëllimi në të njëjtën masë si qentë. E dyta është se qentë tregojnë një sasi të barabartë të ndryshimeve të sjelljes dhe pikëllimi, kur humbasin një shok qen, ose mace.

Një gjetje veçanërisht interesante është se disa sjellje të kafshëve mund të reduktohen, në qoftë se kafsha ka një shans për të parë trupin e shokut të tyre të ngordhur.

Ideja është që kjo siguron mbylljen: Qeni do të kuptojë se shoku i tij nuk është i gjallë dhe nuk do të kthehet.

Përfundimi i nxjerrë nga ky studim është se qentë dhe macet vuajnë nga stresi, kur një shok kafshë nga familja e tyre vdes. Për shkak të kësaj, ata tregojnë sjellje, të cilat mund të interpretohen si pikëllim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme