Meshkujt të cilët kanë pasur më shumë se dy të dashura, rrezikohen nga kjo sëmundje e rëndë

21:36 | 22 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sa më shumë partnerë të seksit që njeriu ka, aq më shumë është i prirur që të preket nga zhvillimi i kancerit të prostatës, ka gjetur një studim.
Sipas studimit, duke filluar nga 2 e më shumë partnerë seksuale rreziku fillon të rritet ndërsa njerëzit me më shumë se shtatë partnerë seksuale në jetën e tyre ishin dy herë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës sesa ata me numër më të vogël të partnerëve.

Në të njëjtën kohë, njerëzit që janë seksualisht aktiv më herët, përsëri janë më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit, transmeton lajmi.net

Aktivitetet seksuale dhe metabolizmi janë të lidhura me një hormon mashkullor seksi të quajtur antigjen. Ky hormon është i lidhur fort me fillimin e kancerit të prostatës.

Hulumtuesit besojnë se kjo rritje e rrezikut të zhvillimit të kancerit të prostatës mund të jetë për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin e mashkullit.

“Sa më shumë partnerë dhe sa më të rinj që kemi pasur marrëdhënie seksuale, shënojnë një rritje në rrezikun e kancerit të prostatës”, është shprehur autori i studimit.

Përveç tyre, studimi gjeti se edhe obeziteti dhe historia e familjës (nëse dikush në familje ka pasur kancerin e prostatës), dërgojnë në një rritje të rrezikut të sëmundjes.

Është e rëndësishme për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe të merrni hapa në përputhje me rrethanat. Konsultimi me kohë dhe mjekimi në kohë mund të kontrollojë dhe parandalojë rrezikun e sëmundjes.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme