Shiu artificial është një nga zgjidhjet më premtuese për problemin e thatësirës, i cili do të lejojë që në të ardhmen ta çojë ujin aty ku shiu nuk është i pranishëm. Risi e rëndësishme për disa vende të botës.
Një agjenci në Amerikën Qendrore ka gjetur zgjidhjen për vendet ku nuk bie shi kurrë dhe thatësira dominon. Bëhet fjalë për shi artificial dhe që nuk bie nga qielli por çohet tek bimët nga dora e njeriut. Kjo bëhet nëpërmjet një materiali plastik, që ka aftësinë të thithë ujë rreth 500 herë më shumë se pesha e tij. Ka madhësinë e një kokrre rëre nëse materiali plastik është i thatë, por kur futet në ujë rritet sa një zar kristali, me dimensione 1-1,54 cm.
Pas këtij procesi shiu artificial mund të ngarkohet në kamion e të kalojë në fushat e thata dhe më pas ujiten bimët bujqësore apo pemët. Dallimi themelor i këtij sistemi me ujin që dërgohet në fushë me anë të cisternave, ka të bëjë me çlirimin e tij. Kur sferat janë të fryra nga uji dhe kur ekspozohen në një klimë të thatë, ai çlirohet ngadalë, transmeton Shqip.
Bima që ka etje, e thith të tërë lagështirën rreth saj dhe në këtë rast arrin që të rritet falë ujit të çliruar pak nga pak. Sigurisht, nuk është një sistem që lejon të përdoren tek të gjitha bimët e botës, por për disa kultura që kanë nevojë të limituar të ujit, por që padyshim duan ujë.
Kjo është një metodë që zgjidh situatat më të tmerrshme në vendet me thatësirë të theksuar. Zgjidhja nuk është shumë e njohur sepse agjencia që prodhon këtë material, nuk ka bërë shumë marketing.
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...