Google ADS

Formula e thjeshtë që kalkulon sa i gjatë do të jetë fëmija i juaj

15:31 | 22 Nëntor 2016
Arbresh.info

Kjo formulë e thjeshtë, e përdorur nga shumica e mjekëve pediatër, mund të sigurojë një vlerësim për rritjen e fëmijëve.

Edhe pse nuk është një llogaritje e saktë, ju mund të keni një diferencë të gabimit prej rreth 5 cm.

Është e nevojshme për të marrë parasysh se lartësia e saktë e fëmijës suaj do të varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ato gjenetik apo të jashtëm, të tilla si zakonet e përditshme, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, të ushqyerit, aktivitetet sportive, dhe mjedisi.

Por megjithatë, kjo metodë e thjeshtë ju ndihmon të keni një ide se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj.

Çfarë të ju nevojitet?

Vetëm këto të dhëna: lartësia e babait, lartësia e nënës, dhe gjinia e fëmijës.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës suaj – djalë?

Gjatësia e babait (në cm) +

Gjatësia e nënës (në cm) /2

+ 6.5 cm

Psh.

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm.

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171+6.5 = 177.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë mashkullore është 177,5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës suaj – vajzë?

Gjatësia e babait (në cm) +

Gjatësia e nënës (në cm) /2

– 6.5 cm

Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm.

182+ 160 = 342

342/2 = 171 cm

171-6.5 = 164.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë fëmërore është 164.5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak./klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme