OnePlus 3T debuton në SHBA dhe Kanada

15:03 | 22 Nëntor 2016
Arbresh Info

Derisa Evropa, Kina dhe Hong Kongu janë ende duke pritur, njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada tani mund të blejnë telefonin e mençur OnePlus 3T, pasi shitjet kanë filluar.

Çmimi për modelin me 64GB prek shifrën 440 dollarë, ndërsa për modelin me 128GB shifrat arrijnë në 480 dollarë, shkruan portali arbresh.info. Aktualisht vetëm versioni me ngjyrë të hirtë metali është në dispozicion, ndërsa për modelin me ngjyrë të artë duhet të prisni.

Në Evropë dhe Hong Kong shitjet do të fillojnë më 28 nëntor, ndërsa në Kinë nesër./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme