Konzorciumi francez, “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” e kishte pasur 31 Majin e 2016-s si datën e fundit, kur do të duhej të kompletonte mjetet financuare që të sigurojë implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit turistik, Brezovica.
Por, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e ka pranuar se dështimi i Brezovicës ka qenë i pritur, por se një gjë të tillë nuk ka mundur ta thotë paraprakisiht.
“Asnjëherë nuk kam qenë e bindur për konsorciumin, por unë si përfaqësuese e Ministrisë dhe Qeverisë për një projekt i cili është në proces nuk mund të dal para medieve dhe të them që projekti është drejt rrëshqitjes, dhe këtë asnjëherë mos e pritni as për projektet tjera. Unë kam pasur skepticizmin tim, por nuk kam pasur argumente”, u shpreh Bajrami në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV.
Ministrja Bajrami, në “Ekonomia me Erzën” shpalosi edhe “Planin B” për Brezovicën.
“‘Plani B’ për Brezovicën është që ne t’i shohim kompanitë, t’i kontraktojmë ato dhe përmes Ligjit për Investime Strategjike ta përmbyllin procesin. Ne jemi duke i shikuar dhe si opsion që përmes procedurave të prokurimit publik ta kemi edhe një shprehje të interesit, dhe të gjitha vendimet për shpronësimeve valide t’i kemi deri në Nëntor të 2017”, deklaroi ajo.
Kylian Mbappe më në fund bëhet edhe pronar i një klubi
Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën, thotë se kanë ...
Angazhim kapilar në çdo qark të vendit, Rama: Nis ndërtimi i...
Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërko...
Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vër...
Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Hasani: Të përshpe...