Milena Bekteshi është nënë e dy fëmijëve. Por dhembshurinë dhe dashurinë e saj, kërkon t’ia ofrojë edhe një femije të shtëpisë së foshnjës, të braktisur nga prindërit apo të lënë në jetimore për shkak të pamundësisë ekonomike për ta rritur. Ajo ka humbur bashkëshortin dhe kjo e ka shtyrë të nisë procedurat që të ketë një fëmijë tjetër në familje nga shtëpia e foshnjes, ndonëse ka një vajzë dhe djalë të sajin.
“Duke kuptuar se çdo të thotë që fëmijët e mi nuk e kanë një rol shumë të rëndësishme siç është ai i babit kjo më bën mua që të kujdesm për një fëmijë që në një momet të caktuar nuk u kanë të dy prindërit. Është një gjë që më vjen nga brenda, nga zemra”, thotë Milena.
Milena shkon çdo ditë dhe viziton fëmijët në shtëpinë e foshnjës por ajo ende nuk e di se cilin do t’i caktojnë, shkruan Top Channel.
“Nuk e di çfarë do më caktojnë, djali kërkon djalë dhe vajza kërkon vajzë. Por e rëndësishme për ne është të marrim një bebe dhe t’i ofrojmë përkujdesje”, rrëfen Milena.
Familje kujdestare për fëmijë me të cilët nuk ke lidhje gjaku është një koncept i ri në shoqërinë shqiptare .Dhe kjo kërkon një kohë dhe procedura të zgjatura që e vështirësojnë procesin.
“Ka vështirësitë e veta pasi procedurat janë të gjata”, thotë Milena.
Kjo është tentativa e dytë e Milenës, pasi pak kohë më parë kur procedruat ishin në përfundim dhe gjykata kishte vendosur dhe foshnjën që do të merrte , familja biologjike e mori fëmijën nga Shtëpia e Foshnjes. Dhe kjo është sfida e shërbimit social që tanimë fëmijët jetimë të akomodohen në familje dhe jo më në institucione .
“Në 2013 kishim vetëm 90 familje kujdestare dhe në gusht patëm 280”, thotë Etleva Bisha nga Shërbimi Social Shtetëror.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan